Vllaznia po përgatitet maksimalisht për bjelloruset e Dinamo Minsk, sfidë kjo e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Shkodranet kanë rindërtuar skuadrën duke bërë 11 përforcime në prag te ndeshje.
Për presidentin e Vllaznisë, Lazër Matija kjo skuadër garanton një paraqitje dinjitoze dhe synim mbetet pse jo për të kaluar në fazën Play Off.
Afrimet e verës shprehen optimiste se me shumë punë mund të kalojnë më tej.
“Ndihem shumë mirë. Ekipi po bën mirë dhe besoj se do të arrijmë shumë larg me Vllazninë. Niveli jonë sa vjen e rritet çdo ditë. Kam qenë në Shqipëri më përpara me familjen se jam shqiptaro amerikane dhe jam e lumtur që ndodhem këtu. Besoj se do të kemi sukses”, shprehet Tereza Deda.
“Që kur erdha gjeta njerëz shumë të këndshëm në Shqipëri. Vllaznia është një ekip i mirë që ka bërë histori në Ligën e Kampioneve. Shpresoj që t’ia arrijmë sërish dhe kam besim të plotë se mund t’i fitojmë ndeshjet”, shprehet një tjetër.
Vllaznia përballet me bjelloruset e Dinamo Minsk të mërkurën në orën 19:00 dhe në rast kualifilimi në finale do të luaj me fituesen e çiftit Ferencvarosh-Racing Union. Vajzat shkodrane pritet që të kenë mbështetjen e tifozëve kuqeblu në këtë përballje të rëndësishme duke qenë se hyrja në stadium do të jetë falas. (A2 Televizion)