Egnatia “bie” në Irlandë, por shpreson te kthimi

Nga Dea Kozma
5 Gusht 2026, 17:08 | Futboll

Egnatia u largua nga Irlanda me një disfatë që mund të ndikojë shumë në aventurën e saj europiane. Rrogozhinasit u mposhtën 3-1 nga Shamrock Rovers në ndeshjen e parë të  turit të tretë kualifikues të Europa League.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Graham Burke nga pika e bardhë e penalltisë, por kampionët e Shqipërisë reaguan shpejt. Një penallti e fituar nga Ildi Gruda u gabua fillimisht nga  Guillem Jaime, ndërsa Green me një autogol riktheu ekuilibrat.  Në pjesën e dytë, Shamrock Rovers shfrytëzoi më mirë rastet e krijuara dhe gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës me Pico Lopes dhe Aaron Greene, duke marrë një fitore të rëndësishme 3-1.

Egnatia nuk i ka humbur shpresat për kualifikim. Skuadra e Nevil Dedes do të luajë përballjen e kthimit në Rrogozhinë, ku synon të përmbysë rezultatin, ku duhet të shënojë së paku 2 gola por të mbajë portën e paprekur. Përballë tifozëve të saj, kampionët shqiptarë besojnë se gjithçka mbetet ende e mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos