Në shtator Rolando Maran do të ketë një ekip shumë të ndryshëm nga Silvinjo. në mbrojtje, mesfushë dhe sulm, lojtaret kuqezi janë zhvendosur në merkato, në Europë apo dhe në lindjen e mesme.
Kapiteni Berat Gjimshiti është gati për aventurën e tij të re në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Diriyah me një kontratë deri në vitin 2028. 33-vjeçari mbylli një cikël të suksesshëm me Atalantën pas 8 sezonesh në elitën italiane, edhe pse në sezonin e fundit, nuk shkoi me shumë se vendi i tetë në serie A. Me fanellën e ekipit italian luajti 334 ndeshjeve, shënoi 11 gola dhe dhuroi 10 assiste. Bergamaskët do të arkëtojnë rreth 3 milionë euro nga shitja e tij.
Edhe e ardhmja e Kristjan Asllanit edhe këtë vit mbetet një nga çështjet më të nxehta të merkatos. Mesfushori nuk bën pjesë në planet e Interit për sezonin e ri dhe për të kanë ardhur disa oferta, mes tyre edhe nga Arabia Saudite. Mundësia e transferimit të tij te skuadra e Al Itihad është ndër parashikimet më të forta të ekspertëve, ndërsa zikaltërit po shqyrtojnë mundësinë e shitjes për të financuar afrime të tjera.
Edhe pse Asllani ka thënë gjithmonë se synon Europën , për herë të parë 24-vjeçari ka dhënë konfirmimin e tij për një skuadër përtej kontinentit. megjithatë Interes kanë shfaqur edhe nga klube europiane.
Surpriza mund të ketë dhe për të ardhmen e Ernest Muçit. Me afrimin e Mohamed Salah te Trabzonspori., pritet të rritet konkurrenca në repartin ofensiv dhe mediat turke raportojnë se e ardhmja e sulmuesit shqiptar mund të jetë larg Turqisë. Madje legjenda egjiptiane ka kërkuar të marrë në fanellë dhe numrin 10, që më parë e kishte Muci. Interesi për Erest Muçin nuk ka munguar edhe në këtë merkato, nga Gjermania, Anglia dhe së fundmi edhe nga klube e Arabisë Saudite ndonëse Trabzonspori nuk do të hiqte dorë për shërbimet e lojtarit pa të paktën 20 milionë euro. (A2 Televizion)