Egnatia kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 21:20 | Futboll

Egnatia kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi

Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të tretin sezon radhazi. Rrogozhinasit siguruan titullin pas fitores 2-0 ndaj Dinamos në finalen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede dominoi takimin dhe gjeti rrugën e rrjetës falë Albaneses, i cili realizoi dy gola brenda 10 minutave.

Sulmuesi zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 29-të, ndërsa në të 39-ën vulosi suksesin e ekipit të tij me golin e dytë personal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos