Egnatia kërkon përmbysjen në Elbasan, tre mungesa për Tetovën në Champions League

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 17:33 | Futboll

Sot në mbrëmje, Egnatia luan ndeshjen e kthimit me Borac Banja Lukën, me synimin për të përmbysur rezultatin. Pas disfatës 1-0 në Bosnje, ndeshja që u shoqërua me shumë polemika, ekipi i Edlir Tetovës do të tentojë për të hyrë në histori me kualifikimin e tij të parë në turin e dytë të Champions League.

Rrogozhinasit mbyllën përgatitjet dhe siç theksoi dhe trajneri Tetova, të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike. Tre mungesa të rëndësishme për Egnatian janë Ndreca, Zejnullai dhe Bakajoko, por lajmi i mirë është rikthimi i kapitenit Renato Malota. Dueli do të luhet sot në orën 21;00 në stadiumin Elbasan Arena. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos