Dortmund pret PSG, luhet vendi për në finalen e madhe

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 11:18 | Futboll

Dortmund pret PSG, luhet vendi për në finalen e madhe

Edhe sot rezervohen emocione në ndeshjen mes Dortmund dhe Paris Saint Germain. Dy ekipe që u përballen dhe në grupin e ferrit së bashku, por tani nuk ka më hapa fals dhe secila do të luftojë vetëm për fitore.

Në letër Paris Saint Germain duket favorit, kjo nisur dhe nga organika e lojtarëve që parisienët kanë. Megjithatë përballë murit të verdhë vështirësia do të jetë maksimale.

Sa i përket mungesave, gjermanët nuk do të kenë në dispozicion Haller, ndërsa Mats Humels është në dyshim.

Nga ana tjetër, francezët bëjnë llogaritë pa Kimpembe. Dueli Dortmund-Paris Saint Germain luhet sot në mbrëmje duke nisur prej orës 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos