Zgjati vetëm 1 vit, Leicester rikthehet në Premier League

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 11:36 | Futboll

Zgjati vetëm 1 vit, Leicester rikthehet në Premier League

Leicester bën sërish mrekullinë dhe siguron ngjitjen në Premier League angleze.

Humbja e Leeds, i siguroi matematikisht ngjitjen "dhelprave" në elitën e futbollit anglez. Kur kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, Leicester mban vendin e parë me 94 pikë të grumbulluara.

Një sezon i shkëlqyer ky për skuadrën e drejtuar nga Maresca që përveçse siguroi ngjitjen në elitë, u shpall dhe kampion në Championship, kampionatin e dytë për nga rëndësia në Angli.

Në sezonin 2015-2016, skuadra e Leicester bëri surprizën duke u fituar titullin në Premier League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos