Etrit Berisha u shndërrua në hero për skuadrën suedeze të Hacken.
Portieri shqiptar rrëmbeu skenën në duelin e Europa League ndaj Anderlecht të Besnik Hasit, duke pritur penalltinë e katërt, si dhe shënoi vetë 11-metërshin e fundit, duke i dhuruar kualifikimin për në turin e tretë Hacken, shkruan A2.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit, teksa shtesat nuk prodhuan gola, duke bërë që ndeshja të shkonte me penallti, ku Etrit Berisha mori protagonizmin.
(A2 Televizion)