“San Siro”, një finale Championsi shumë shpejt në horizont

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 11:29 | Futboll

“San Siro”, një finale Championsi shumë shpejt në

“San Siro” do të presë finalen e Champions League në vitin 2026 ose 2027. Kështu ka njoftuar zëvendëspresidenti i UEFA-s, italiani Giorgio Marchetti.

“Pavarësisht se nuk është stadiumi më modern, është një ikonë e futbollit ndërkombëtar, e njohur nga të gjithë sportistët, veçanërisht tifozët e futbollit", tha mes të tjerash Marchetti.

Vendimi ende nuk është miratuar nga i gjithë bordi, por përgjigjja finale do të jepet në fund të muajit maj.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, për San Siron, kjo do të ishte finalja e pestë që mirëpret nga turneu më i rëndësishëm për futbollin europian, UEFA Champions League.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos