Europa League, 2024-25, Roma kundër Tottenham e Eintracht, Lazio gjen Porto e Ajax

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 16:38 | Futboll
Europa League, 2024-25, Roma kundër Tottenham e Eintracht, Lazio gjen Porto



Pas Champions, ishte radha e edicionit të ri të Europa League që të merrte formë. Sipas skemës së re, edhe ky kompeticion do të ketë 36 skuadra pjesëmarrëse, të cilat do të zhvillojnë tetë ndeshje të ndryshme: katër në shtëpi dhe katër jashtë fushe.

Mes kundërshtarëve të përcaktuar nga shorti, Roma gjen në rrugën e saj gjermanët e Eintracht Frankfurt apo anglezët e Tottenham. Kundërshtarë të tjerë të verdhekuqve janë edhe Braga, AZ Aalkmar, Dinamo Kyiv, belgët e Royal Union, Athletic Bilbao dhe Elfsborg.

Lazio në anën tjetër, do të përballet me dy emra të mëdhenj si Porto dhe Ajax, teksa mes kundërshtarëve të tjerë janë Real Sociedad, Braga, Ludogorets, Dynamo Kiev, Nice dhe Twente.

Mes emrave të tjerë të mëdhenj të Europa League, Manchester United do të ndeshet me Rangers, Porto, Paok, Fenerbahce, Bodø/Glimt, Viktoria Plzen, Twente dhe Steaua Bucharest. Beshiktashi i Ernest Muçit do të sfidojë Eintracht Frankfurt, Ajax, Maçabi Tel Aviv, Lyon, Malmo, Bodø/Glimt, Athletico Bilbao dhe Twenten.

Në fund të tetë ndeshjeve, ekipet e klasifikuara në tetë vendet e para me sistemin e grumbullimit të pikëve do të kalojnë në 1/8. Skuadrat nga vendi i nëntë në të 24-tin do të luajë sfida playoff me eliminim direkt, me sistem vajtje-ardhje, ku fitueset do të kualifikojnë, ndërsa humbësit kthehen në shtëpi.

Për fazën me eliminim direkt, parashikohet një tabelë ndeshjesh si ato të tenisit, ku skuadrat i kanë vendet e përcaktuara dhe rivalët e mundshëm. Ekipi i vendit të parë dhe vendit të dytë do të jenë në krahët e kundërt të tabelës dhe mund të ndeshen vetëm në finalen e 21 majit 2025 në “San Mamés” të Bilbaos në Spanjë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos