Kampionët e Egnatias po shfrytëzojnë edhe orët e fundit në merkato për të ofruar në ekip lojtarë sa më cilësorë.
Presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, ka prezantuar këtë të premte ish-mesfushorin e Laçit Serxho Ujka. 27-vjeçari është një prej futbollistëve më në formë gjatë viteve të fundit me kurbinasit. Ai ishte pranë skuadrës së Partizanit, por në fund ka vendosur të transferohet te kampionët e Egnatias, shkruan A2.
“Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë. Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrveshje me KF Laçin. Mirë se vjen Serxho Ujka!”, njofton klubi i Egnatias. (A2 Televizion)