“Nuk gaboi as Strakosha dhe as Hysaj”, analiza e Dabullës: Ju tregoj fajtorin te goli i Levandovskit

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 13:05 | Futboll

Ish-mbrojtësi Rezart Dabulla analizoi golin e parë që Shqipëria pësoi ndaj Polonisë, atë të Robert Levandovskit. I ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” nga Altin Sulçe, Dabulla bëri fajtor kapitenin Gjimshiti, që sipas tij kishte për detyrë të markonte sulmuesin e Barcelonës. 

Te goli i parë i Polonisë, gaboi portieri apo mbrojtësi? “Gaboi Gjimshiti! Portieri ishte pas gabimit të Gjimshitit. Levandovski ishte lojtar i Gjimshitit, në një moment iu shkëput atij, në një fraksion gjysëm sekondi. Nuk po them që nuk e mbuloi mirë gjatë gjithë lojës, por në një moment që iu krijua, me cilësinë dhe bagazhin që ka u shkëput.

Shkoi atje ku ishte pika më e dobët për shtatlartësinë. Portieri vjen në plan të dytë. Pa u gjuajtur kornia, Levandovski është tek e tek me Gjimshitin. Kapen me duar, në një fraksion sekondi ai e shtyn dhe gjen kohën. Lojtari i madh atë ka. Kërceu dhe e futi topin në rrjetë, aq mjafton. Kosi ishte perfekt, Hysaj ishte i treti, nuk mund të pretendojmë që do të mbulojë Levandovskin në luftën në ajër”, deklaroi Dabulla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos