“Ua bënte edhe me dorë”, përgjigja epike e Tufës kur pyetet për Kristjan Asllanin: Përse, po luante ai kundër Polonisë?

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 13:06 | Futboll

Bashkim Tufa ishte i ftuar në emisionin Mega Sport me Altin Sulçen që transmetohet në A2 CNN. Gazetari i njohur ka komentuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ndërsa është ndalur më në veçanti te Silvinjo.

Silvinjo është njeriu që paguhet më shumë në Shqipëri, paguhet 15 herë më shumë se presidenti i Republikës. Merr 65 mijë euro në muaj. Po flasim për nivelin që ka Shqipëria, jo për Simeonen dhe Guardiolën. Ky zotëria u bë trajner me Shqipërinë, ka qenë ndihmës më para. Ka vetëm 32 ndeshje, sa Mitaj. Kaq ndeshje ka. Kush e njeh? Shqipëria ka shkuar dy herë në Europian dhe ka bërë dy trajner të njohur, De Biazin dhe SIlvinjon”, tha Tufa.

Teksa e pyesin për Kristjan Asllanin, Tufa tha: “Pse luajti Asllani? Në ndeshjet e tjera e kemi parë që e kthen dhe ndonjë top mbrapa, po këtë herë as top mbrapa nuk po kthente, nuk ishte fare në fushë. E bënte dhe me dorë pastaj për lojtarët e tjerë që ku duhej të shkonin”, tha Tufa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos