“Silvinjo ka vetëm 32 ndeshje, sa Mitaj”! Tufa: Kombëtarja ka bërë dy trajnerë të njohur, Silvinjon dhe De Biazin

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 13:01 | Futboll
 
 

Gazetari i njohur ka komentuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ndërsa është ndalur më në veçanti te Silvinjo.

Bashkim Tufa ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN.

“Silvinjo është njeriu që paguhet më shumë në Shqipëri, paguhet 15 herë më shumë se presidenti i Republikës. Merr 65 mijë euro në muaj. Po flasim për nivelin që ka Shqipëria, jo për Simeonen dhe Guardiolën. Ky zotëria u bë trajner me Shqipërinë, ka qenë ndihmës më para. Ka vetëm 32 ndeshje, sa Mitaj. Kaq ndeshje ka. Kush e njeh? Shqipëria ka shkuar dy herë në Europian dhe ka bërë dy trajner të njohur, De Biazin dhe SIlvinjon”, tha Tufa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos