Vasil Ruci i “fut ethet” Turqisë: Kosova ka 70% shanse të kualifikohet në Botëror

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 13:13 | Futboll

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, ka folur për finalen e “play-off”-it mes Kosovës dhe Turqisë. Në emisionin Mega Sport nga Altin Sulçe në A2 CNN, Ruci ka deklaruar me bindje se Kosova ka 70 për qind mundësi për të kaluar më tej.

Kosova, përveç futbollit të bukur dhe lojës sulmuese që zhvillon, këtë radhë ka edhe një armë tjetër të fortë: anën psikologjike. E vetmja gjë që dua është që Kosova këtë herë, pasi do të jem në stadium atë ditë, të dijë të ruajë ekuilibrat. Është një ndeshje që do të vendoset nga momentet. Unë besoj 70% që Kosova kualifikohet. Në mbrojtje ka disa mangësi, por këtë radhë do të jetë shumë më e kujdesshme sesa në ndeshjen me Sllovakinë”, tha Ruci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos