Teuta prezanton stafin e ri, Enkeleid Dobi emërohet si trajner

Nga Dea Kozma
7 Korrik 2025, 22:06 | Futboll

Teuta prezanton stafin e ri, Enkeleid Dobi emërohet si trajner

Teuta ka hyrë në një faqe të re të historisë së saj, me një projekt ndryshe dhe ambicioz për të ardhmen.

Këtë të hënë, klubi bregdetar prezantoi zyrtarisht Presidentin dhe stafin e ri administrativ. Fatos Troplini është President i ri i klubit durrsak, ndërsa Enkeleid Dobi është emëruar si trajner i skuadrës, shkruan A2.

Ndërkohë, Renato Arapi rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv.

Synimi i bregdetarëve mbetet të rikthejnë lavdinë e dikurshme dhe ndërtimi i një skuadre konkurruese jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.

Teuta do të zhvillojë dhe këto ditë përgatitjet në Durrës, për t’u zhvendosur javën e ardhshme në Ohër dhe më pas në Poloni, ku do të qëndrojë për më shumë se dy javë në fazë përgatitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos