Egnatia kërkon të shkruaj historinë dhe në arenën europiane. Rrogozhinasit pas dominimit në kampionatin shqiptar, tani vëmendja është te ndeshjet e Europës aty ku sot në mbrëmje, do të luajnë me kampionët e Islandës Breidablik.
Për herë të parë, Rrogozhina do të ketë mundësi të mirëpresë një ndeshje ndërkombëtare ku luan ekipi i qytetit që përfaqëson.. Një interes i jashtëzakonshëm është parë nga tifozët që do të mbushin shkallët e Arena Egnatia pasi sic raportohet nga klubi, impianti pritet të mbushet plot .
Skuadra mbylli përgatitjet ky lajmi i mirë është se trajneri Tetova do të jetë me një grup të plotë dhe pa asnjë mungesë.
“Nuk ka ekip modest në Champions League. Është Champions League, sigurisht marrin pjesë më të mirat. Mendoj se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Them shumë mirë, pasi në përgatitje gjithmonë nuk duhet të kesh lëndime, dhe ne lëndime nuk kemi pasur. Përveç Bakajkos, i cili është kthyer në grup gjithsesi dhe do të jetë i gatshëm”, tha Tetoa.
Nga ana tjetër kundërshtari islandez, Breidablik nuk është një skuadër pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Tekniku Halldor Arnason vleresoi maksimalisht Egnatian por theksoi se kanë ardhur në Shqipëri vetëm për fitore.
Dueli Egnatia-Breidablik do të luhet sot në mbrëmje duke nisur prej orës 21:00 në Rrogozhinë. (A2 Televizion)