Zyrtare, Fatjon Tafaj merr drejtimin e kombëtares shqiptare U-17

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 15:18 | Futboll

Zyrtare, Fatjon Tafaj merr drejtimin e kombëtares shqiptare U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Lajmim e ka dhënë vetë Federata Shqiptare e Futbollit që me anë të një postimi, njoftoi se ka arritur marrëveshjen me trajnerin 43-vjeçar.

Tafaj është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia.

Ndërkohë nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit. 43-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe nis menjëherë punën me kuqezinjtë e vegjël për miqësoret e muajit shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos