“Kampionati shqiptar nuk prodhon dot futbollistë për Kombëtaren”, gazetari i sportit e thotë “sade”: Nëse ka ndonjë të denjë t’i provojmë me...

Nga A2 CNN
21 Shtator 2026, 18:34 | Futboll
 

Në një lidhje direkte për emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe që transmetohet në “A2CNN”, gazetari i sportit, Gjergji Stefa është shprehur “pa filtra”, sa i takon lojtarëve të kampionatit shqiptar të cilët nuk figurojnë të shumtë në numër në listën e Kombëtares.

Kujtojmë se në përzgjedhjet e bëra nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, janë pjesë vetëm Naser Aliji i Dinamos dhe Mario Dajsinani i Egnatias.

Sipas Stefës, kampionati vendas nuk prodhon futbollist të denjë që të meritojnë ftesën e Kombëtares dhe të luajnë në nivele të larta, ndërsa prek edhe edicionet në të cilat Shqipëria ia ka dalë të fitojë, duke përmendur edhe kundërshtarë si Polonia, Çekia, Gjeorgjia, Ukraina apo edhe Serbia.

“Në qoftë se neve do të vendosim që në ekipin kombëtar siç tha edhe Dabi, me pjesërisht të drejtë, që të bëjmë qoka, po jam dakord, duhen lojtarë nga kampionati shqiptar. Por, për fatin tonë të keq, kampionati shqiptar sot që flasim nuk prodhon dot asnjë futbollist të denjë për nivele të larta si për U-21-shin ashtu edhe për kombëtaren e madhe.

Dhe kur flas për nivele të larta, flas për lojtarë të cilët, dy edicione më parë fituam 3-0 me Çekinë, 2-0 me Poloninë, barazuam në Çeki, mundëm gjithë ato ekipe. Mundëm Ukrainën, Gjeorgjinë, mundëm Serbinë në Serbi. Në qoftë se ju më thoni që kampionatin shqiptar ka futbollistë të denjë, t’i fusësh në këto ndeshje që them unë dhe ne ti fitojmë ndeshjet, atëherë jemi në rregull.

Por nuk ka. Nuk është faji i kampionatit jo. Kampionati e meriton të mos ketë dhe a e dini pse? Sepse Shqipëria e futbollit nuk bën dot asgjë”, u shpreh Stefa.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos