Silvinjo pa surpriza, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri- Ukrainë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2024, 19:46 | Futboll

Silvinjo pa surpriza, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-

Nëse ishim mësuar me surprizat e formacioneve gjatë Europianit, duket se në Ligën Kombeve duhet t’i harrojmë ato. Tekniku Silvinjo ka zgjedhur që ta startojë kompeticionin me formacionin e tij më të mirë, duke hedhur në fushë një 11 të konsoliduar për sfidën ndaj Ukrainës.

Ashtu siç ishte përfolur braziliani do të luajë me skemën që i siguroi Shqipërisë barazimin dramatik 2-2 përballë Kroacisë në Europian, duke krijuar një digë në mesfushë me treshen Asllani-Laçi-Ramadani.

Sakaq, në portë do të jetë Strakosha, që do të ketë përpara tij në mbrojtje dyshen e krahëve Hysaj-Mitaj, ndërsa në qendër ndryshimet janë të diktuara nga dëmtimet, shkruan A2.

Silvinjo pa surpriza, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-

Vendin e Alijit të mos grumbulluar dhe kapitenit Berat Gjimshiti të dëmtuar, e kanë zënë dy ish-titullarë si Kumbulla, i cili ka luajtur minuta të plota te Espanyol në nisje të La Liga dhe Ismajli që shkëlqen në Seria A me Empolin.

Skema e përdorur bën që Bajrami të spostohet nga krahu i majtë i sulmit, teksa në të djathtë do të jetë si gjithmonë Asani. Në rolin e pykës aktivizohet Rei Manaj, që garanton luftë me mbrojtësit kundërshtarë, por e njeh mjaft mirë edhe portën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos