Ftesën e parë të teknikut Silvinjo që pas aventurës me Shqipërinë në Euro 2024, sulmuesi gjilanas Mirlind Daku e ka festuar me gol.
Bomberi kuqezi u rikthye të jetë protagonist për Rubinin e Kazanit në superligën ruse, duke gjetur golin e 6-të në kampionat, në sfidën përballë Akhmat Groznit.
Në ndeshjen e luajtur në shtëpi, Daku shënoi në minutën e 91-të të ndeshjes së vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, nga ku vendasit dolën me tre pikë, raporton A2.
Sulmuesi i Kombëtares dërgoi topin në rrjetë falë një goditje me kokë, për të çuar shifrat në 2-0 për Rubin Kazan. Këto të fundit po ndeshen në kuadër të javës së 11-të në kampionatin rus kundër Akhmat Groznit, shkruan A2.
Me 6 gola dhe 2 asiste në 11 ndeshje të luajtura këtë sezon, Daku rikthehet në kombëtare pas dënimit nga UEFA, që e la jashtë për sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në shtator.
Sulmuesi me shumë gjasë pritet të marrë fanellën e titullarit duke drejtuar repartin ofensiv në dy sfidat që Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë, përcjell A2. (A2 Televizion)