Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar futbollistit të kombëtares shqiptare Taulant Seferi, për të treguar veten te skuadra e re turke, Kayserispor. Vetëm pak ditë pasi firmosi në Ligën e Parë turke, sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi aventurën e re në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola që në debutim.
në ndeshjen e parë të sezonit Kayserispori triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Vansporit, dhe gjithçka mban firmën e Seferit që e zhbllokoi takimin pas vetëm 9 minutash loje dhe nuk u ndal me kaq.
29-vjeçari shënoi sërish në të 56-tën pas asistit të Saglamduke vulosur fitoren e Kayserisporit dhe siguruar tri pikë me vlerë.
Seferi luajti 87 minuta dhe dha menjëherë sinjalin se do të jetë një nga protagonistët e skuadrës së re. Kujtojmë se sezonin e kaluar, me Bodrumspor, shqiptari realizoi 17 gola.
Sinjale të mira këto dhe për trajnerin Rolando Maran në prag të ndeshjeve të muajit shtator në Ligën e kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën. Bjellorusinë dhe San Marinon dhe sulmuesi shqiptar pritet të jetë një armë shtesë për teknikun italian. (A2 Televizion)