
Interi ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm në kampionat përballë Lecces së Ylber Ramadanit në transfertë, duke çuar në 10 pikë momentalisht diferencën nga Milani i vendit të dytë në renditje.
Në pjesën e dytë zikaltërit zgjidhën gjithçka me golat e Mkhitaryan dhe Akanji në 15 minutat e fundit të sfidës, shkruan A2.
Me këtë humbje, ekipi i shqiptarëve Ramadani dhe Berisha, vijon të mbetet 3 pikë larg zonës së "ftohtë" të rënies nga kategoria. (A2 Televizion)