
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes” pas paraqitjes fantastike ndaj Juventusit.
Como arriti fitore me rezultat 0-2, ku golin e epërsisë e shënoi Mërgim Vojvoda, shkruan A2.
“Mërgim Vojvoda është lojtari i ndeshjes #JuveComo”, shkruan ndër të tjera në rrjetet sociale profili zyrtar i Serisë A.
Como pas kësaj fitoreje po vazhdon luftën për të hyrë në zonën Champions.
Mergim Vojvoda é o Panini Player of the Match de #JuveComo ????⚽ pic.twitter.com/j7ioZhLnWM (A2 Televizion)
— Lega Serie A (@SerieA_BR) February 21, 2026