Inter, në ankth për Lautaron

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 08:29 | Futboll

Inter, në ankth për Lautaron

Interi është në ankth për gjendjen e Lautaro Martinez. Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Kupa e Italisë, lojtari kryesor i zikaltërve u zëvendësua në fillim të shtesës së parë prej 15 minutash për një problem në kofshën e majtë.

Sulmuesi argjentinas doli duke prekur rrëzën e kofshës dhe në stol ia fashuan atë.

Pas humbjes 2-1 ndaj Bologna, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli i pari për gjendjen e kapitenit të ekipit: “Duket si lodhje muskulore, edhe pse duhet të presim analizat. Mjekët janë të qetë, gjithsesi na mbetet vetëm të presim. Duhen edhe 72 orë nga ndeshja ndaj Lecces. Të shohim”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos