Inter rikthen interesin për Armando Brojën

Nga Erald Kodhelaj
28 Dhjetor 2023, 12:31 | Futboll

Inter rikthen interesin për Armando Brojën

Me Armando Brojën që u përfshi në listën e pesë futbollistëve që do të largohen nga Chelsea, gjatë spastrimit në merkaton e janarit, klubet e mëdha europiane rikthejnë interesin për sulmuesin. Mes tyre është edhe Interi, që synon të përforcohet në repartin ofensiv për pjesën e mbetur të sezonit.

Broja është në listën e vogël të preferencave të zikaltërve, aty ku dëshira kryesore është Mehdi Taremi i Porto. Ylli i ri shqiptar është një prej alternativave, ashtu si edhe Anthony Martial i Manchester United.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio provoi ta afronte kuqeziun edhe gjatë muajit tetor, periudhë në të cilën në garë ishin edhe Milani dhe West Ham. Problemi mbetet gjithmonë formula për afrimin e sulmuesit, pasi Chelsea i ka vendosur çmimin prej 30 milionë paundë.

Pasi ka luajtur vetëm 386 minuta në këtë sezon, Armando Brojapo vuan që të gjejë formën më të mirë, por edhe minuta të mjaftueshme. Përveç Interit, 22-vjeçari ka edhe oferta nga West Ham dhe Fulham në Premier League. Merkato e janarit si mënyra për ta ndryshuar këtë situatë, edhe për t’i siguruar vendin në Kombëtaren shqiptare për finalet e Euro 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos