Vllaznia ka gati përforcimet, Tirana kërkon Xhixhën

Nga Erald Kodhelaj
28 Dhjetor 2023, 09:57 | Futboll

Vllaznia ka gati përforcimet, Tirana kërkon Xhixhën

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e merkatos së janarit, klubet e Superligës shqiptare po bëjnë analizat e fundit në përforcimet e ekipit.

Vllaznia mbetet një skuadër ambicioze dhe me objektivin për të luftuar në çdo trofe. Për këtë arsye, siç ka theksuar disa herë dhe Presidenti Alban Xhaferi, kuqeblutë do të bëjnë një merkato të zgjuar dhe do të afrojnë ato elemente që i mungojnë skuadrës.

Kuqeblutë po mendojnë për mesfushorin Ardit Hila, aktualisht pjesë e Tiranës si dhe mbrojtësin e Egnatias, Hysen Memolla.

Dy lojtaret cilësor dhe që e njohin mjaft mirë futbollin shqiptar. Hila nuk është në planet e kryeqytetasve, ndërsa emri i ti j u lakua edhe në Elbasan, me verdheblutë që kane shfaqur interes për atë.

Megjithatë, siç bëhet me dije nga klubi bardhblu deri më tani asnjë skuadër nuk ka bërë një ofertë zyrtare. Edhe Tirana do të luftojë shumë për një trofe këtë edicion dhe për këtë po mendon dhe rikthimin e emrave të mëdhenj e shumë të dashur për tifozët.

Redon Xhixha dhe Marsel Ismajlgeci nuk po gjejnë hapësirat e nevojshme tek klubet respektive dhe mund të kthehen në kryeqytet.

Ismajlgeci, i cili luan me Ballkanin nuk ka marrë minutat që do të donte me dardanët, edhe pse është i huazuar nga ekipi boshnjak Zrinjski, ndërsa Redon Xhixha pjesë e Qarabagut, ka qenë disa herë vendimtar tek azerët, por akoma nuk ka fituar besimin e trajnerit që ta nis ndeshjen si titullar. Megjithatë, ky është vetëm plani paraprak i bardhebluve pasi deri më tani akoma nuk ka diçka zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos