Kampionët dorëzohen në shtëpi, Partizani ngjitet i dyti

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 17:58 | Futboll

Kampionët dorëzohen në shtëpi, Partizani ngjitet i dyti

Partizani ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë të javës së 7 në Kategorinë Superiore, teksa ka mundur 0-2 kampionët e Egnatias.

Edhe pse në transfertë, “Demat e kuq” dominuan rrogozhinasit, të cilët në këtë takim kishin disa mungesa në formacion.

Goli i parë i ndeshjes u realizua në minutën e 20 nga mesfushori Ismaili. Kampionët tentuar të reagojnë, por rastet ishin të pakta dhe Partizani vulosi rezultatin në 0-2 në minutën e 60 me Bintsouka.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet I dyti me 12 pikë, ndërsa Egnatia ka kaluar në vendin e tretë me një pak më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos