Ardian Ismajli ishte protagonist absolut në kualifikimin e Empolit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Pas barazimit 2 me 2 në kohën e rregullt, Empoli fitoi 4 me 3 me penallti.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare u vlerësua si lojtari më i mirë në fushë, me notën 8.1 për paraqitjen e bërë dhe garancinë e dhënë në mbrojtje.
Ai mori notë edhe më të lart se Espozito, i cili shënoi golin e barazimit në të 75-ën, si edhe realizoi penalltinë vendimtare, që i dha ekipit kualifikimin.
Në këtë mënyrë, Fiorentina u bë skuadra e parë e madhe që i jep lamtumirën Kupës së Italisë. Empoli në anën tjetër, tashmë do të sfidojë fituesen e çiftit Juventus-Kaljari. (A2 Televizion)