Conference League, Partizani dhe Vllaznia me synimin për të kaluar turin

Nga Dea Kozma
17 Korrik 2025, 12:29 | Futboll

Conference League, Partizani dhe Vllaznia me synimin për të kaluar

Këtë të enjte, vëmendja është te skuadrat shqiptare që luajnë në Conference League. Pas barazimit 1-1 në Estoni, sot Partizani do të luajë vetëm për fitore ndaj estonezëve të Kalju në Arenën Kombëtare. 

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, tha: “Forca e Kalju? Unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë ekip, nuk kam qenë në fokus apo i interesuar për këto klube, gjithmonë kam qenë për pjesën e Shqipërisë për klube apo kombëtare, dhe kur ka rënë shorti, jam munduar që të gjej informacion. Ndryshe nga vazo, nga ajo që është folur, unë duke qenë me këmbë në tokë, në momentin e parë që e kam parë në ndeshje, kam parë që është ekip i konsoliduar e luan mirë futboll. Jam munduar që ta injektoj edhe te lojtarët, por gjithmonë kur ballafaqohesh direkt në fushë, e sheh saktësisht më afër dhe je më i qartë për kundërshtarin”.

Në anën tjetër, detyra është me e vështirë për Vllazninë që luan ndaj letonezëve të Daugavpils në transfertë, shkruan A2.

Shkodranët u mundën 1-0 në ndeshjen e parë në Elbasan, megjithatë janë optimistë se asgjë nuk ka mbaruar këtu.

Sulmuesi Bekim Balaj u shpreh: “Gjendja është optimale. Kemi ardhur prej dy ditësh që skuadra të akomodohet. Shpresoj që këtë gjendje ta shfaqim edhe në fushën e lojës. Fusha ishte në kushte të mira, shpresoj të shkojë mirë. Duke ditur mënyrën se si shkoi ndeshja herën e parë, ne e njohim më mirë ekipin kundërshtar. Kemi ardhur me objektiv të qartë për të fituar ndeshjen. Nuk di të them me shanse, por ne do të bëjmë më të mirën. Një ndeshje e humbur na ka lënë shije të keqe, por shpresojmë të rikuperohemi”.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Daugavpils do të luhet në orën 17:00, ndërsa në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, Partizani pret estonezët e Kalju. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos