Barcelona “blindon” talentin. Lamine Yamal rinovon deri në 2031 dhe merr numrin 10

Nga Dea Kozma
17 Korrik 2025, 14:56 | Futboll

Barcelona “blindon” talentin. Lamine Yamal rinovon deri në 2031

Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031.  

Vetëm pak ditë pasi mbushi 18 vjeç, Yamal ka bërë që tifozët e Barçës të ëndërrojnë sërish. Nga sezoni i ardhshëm, ai do të mbajë mbi supe fanellën me numrin 10, që e kanë veshur disa legjenda të skuadrës, si Lionel Messi, Ronaldinho dhe më herët, vetë Maradona, shkruan A2.

Lamine Yamal ka pozuar me fanellën e re dhe konfirmon se mbetet një nga shtyllat kryesore të klubit dhe për të ardhmen.

Rinovimi deri në vitin 2031 dhe dhënia e numrit 10 janë një mesazhe të qarta se Barcelona e sheh lojtarin maroken si liderin e brezit të ri në skuadër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos