Milani vijon negociatat me Brugge për Ardon Jasharin

Nga Dea Kozma
17 Korrik 2025, 13:38 | Futboll

Milani vijon negociatat me Brugge për Ardon Jasharin

Negociatat e Milanit për Ardon Jasharin vazhdojnë. Ditët e fundit, kuqezinjtë i paraqitën një ofertë prej 32,5 milionë eurosh plus bonuse Club Brugge dhe ende janë në pritje të një përgjigje zyrtare nga Belgjika.

Çdo gjë deri më tani ka mbetur pezull, ndonëse lajmet e fundit paralajmërojnë një pikë kthese nga belgët, shkruan A2.

Kjo pasi futbollisti me origjinë shqiptare ishte pjesë e skuadrës në ditën e parë të stërvitjes dhe pas kësaj zhvilloi vetëm një seancë stërvitore individuale, ndërsa nuk u përfshi as në miqësoren që Club Brugge luajti kundër Lokomotiva Zagreb.

Kjo mungesë mund të interpretohet si sinjal për një transferim të mundshëm te italianët, ndonëse Club Brugge ende nuk është bindur plotësisht.

Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit që ka refuzuar skuadra si West Ham apo Nottingham Forest, kjo shkëndijë e vogël shprese mund të nxisë një tjetër dialog midis palëve mbi negociatat dhe qëllimet e vërteta të klubit belg.

Oferta e Milanit për mesfushorin zviceran të lindur në vitin 2002 është ende e vlefshme. Sigurisht, Tare nuk do të jetë në gjendje të presë për shumë kohë Club Brugge, por shanset janë të mëdha se Jashari këtë merkato mund të vishet me ngjyrat kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos