Ëndrra e Dinamos në arenën europiane

Nga Dea Kozma
13 Gusht 2025, 14:05 | Futboll

Ëndrra e Dinamos në arenën europiane nuk ka përfunduar. Edhe pse u mundën 2-1 në ndeshjen e parë ndaj gjigantëve të Hajduk Split, blutë janë besimplotë se mund të bëjnë surprizën.

Lajmi i mirë për trajnerin Ilir Daja është se deri më tani nuk ka asnjë mungesë, grupi është i plotë, të gjithë lojtarët në dispozicion dhe gati për duelin e së enjtes, shkruan A2.

Protagonisti kryesor i asaj sfide, Dejvi Bregu, i cili realizoi dhe atë supergol nga distanca, tregon se djemtë nuk janë dorëzuar, përkundrazi janë gati për të dhënë maksimumin. 

Në futboll kemi parë se gjithçka mund të ndodhë. Pavarësisht se në letër Hajduk Split ka eksperiencën në arenën europiane, kryeqytetasit nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë të qetë dhe pa presion. 

Dinamo është gati. Besimplotë se do t’ia dalë të shkruajë historinë, kryeqytetasit po stërviten maksimalisht. Me ndihmë dhe të tifozëve që do të kthehen në lojtarin e 12 në Arenën Kombëtare.

Dueli Dinamo-Hajduk Split do të luhet të enjten në mbrëmje, në orën 20:45.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos