
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Teksas. Kreu i PD është shoqëruar me eskortë policie, ndërsa është pritur në aeroport edhe nga shqiptarë që jetojnë në Teksas.
Gjatë vizitës në Teksas kryedemokrati do të marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane. Një ditë më herët ai zhvilloi një takim në New Jersey, ku ishin të pranishëm shqiptarë që jetojnë në SHBA.
Berisha u shpreh se qëndrimin e tij në SHBA do ta shfrytëzonte për të rimëkëmbur marrëdhëniet me autoritetet amerikane. (A2 Televizion)