Kategoria superiore, Partizani kërkon fitoren pas dy muajsh

Nga Erald Kodhelaj
13 Janar 2024, 10:14 | Futboll

Kategoria superiore, Partizani kërkon fitoren pas dy muajsh

Partizani përballë Teutës, me synimin për tu kthyer te fitorja. Për shumë arsye: duke nisur nga fakti që të kuqtë vijnë nga një seri prej 6 barazimesh dhe një humbje.

Suksesi në kampionat mungon prej 6 nëntorit të vitit 2023. Më tepër se dy muaj mes rezultateve zhgënjyese.

Gjithashtu, edhe trajneri Orges Shehi kërkon të debutojë në stolin e Partizanit me tri pikë. Në takimin tjetër të kësaj të shtune, Egnatia luan përballë Skënderbeut, për të ruajtur kreun e klasifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos