
Edon Zhegrova më në fund ka dhuruar spektakël në Serinë A.
Ylli i Kosovës shënoi dy gola mbrëmjen e së dielës, megjithatë Sassuolo fitoi 3-2 në një ndeshje me fund të "çmendur".
Zhegrova u aktivizua në minutën e 60 dhe mposhti dy herë portierin e Kosovës, Aro Muriç, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera, shkruan A2.
Juventusi tani zbret në vendin e tetë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Sassuolo pas kësaj fitoreje. (A2 Televizion)