Miqësorja me Gjibraltarin, Sylvinjo me disa dilema, mendon për formacionin më të mirë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 10:39 | Futboll

Miqësorja me Gjibraltarin, Sylvinjo me disa dilema, mendon për

Shumë dilema për formacionin titullar. A do të jetë skuadra më e mirë në fushë apo tekniku brazilian do ti japi hapësira dhe lojtarëve që nuk kanë marrë shumë minuta në ndeshjet zyrtare.  

Porta me shumë gjasa do ti besohet sërish Tomas Strakoshës, i cili po kalon një moment të mirë në Greqi por disa minuta mund të ketë edhe për portjerin e Egnatias Mario Dajsinanin.

Në mbrojtje nuk ka shumë alternativa me  Kumbullën dhe Gjimshiti që do të luajnë në qendër, të ndihmuar nga Balliu në krahun e djathë dhe Naser Aliji në të majtë. 


Në qendër të mesfushës, Medon Berisha ose Qazim Laci do te jene krahë, Julian Shehut dhe Kristjan Asllani qe do të ndihmojnë sulmin  në qendër do të ketë Mirlind  Dakun ndërsa nga krahët  Nedim Bajramin dhe Arbër Hoxhën.

Fitorja  në këtë sfidë për kuqezinjtë është shumë e rëndësishme pasi motivon lojtaret per ndeshjen e te martës ndaj Letonisë.

Shqipëria ka luajtur deri më tani 4 ndeshje, ka grumbulluar 5 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë me 1 pikë më shumë se Serbia por kombëtarja serbe, ka dy ndeshje me pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos