Kosova arriti fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0.
Një ndeshje spektakolare për ekipin e drejtuar nga Franko Foda, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas 4 ndeshjeve të luajtura, shkruan A2 CNN.
Një gol i kapitenit Amir Rrahmani zhbllokoi sfidën në minutën e 30. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në të dytën “Dardanët” shënuan edhe dy herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.
Për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës.
Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë, ndaj Rumanisë, në datën 15 nëntor.
(A2 Televizion)