Sjellja e tifozëve në sfidat me Ukrainën e Gjeorgjinë, UEFA gjobë të majme FSHF-së

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 21:53 | Futboll

Sjellja e tifozëve në sfidat me Ukrainën e Gjeorgjinë, UEFA

Dy ndeshjet e shtatorit të luajtur në “Epet Arena” dhe “Air Albania” nga djemtë kuqezi, do t’i kushtojnë Federatës Shqiptare të Futbollit 41.250 euro.

Kjo është gjoba e majme që Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur për FSHF, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri dhe Shqipëri – Gjeorgji.

Vendimet për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:

1.      Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.

2.      Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë

3.      Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.

Vendimet për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:

1.      Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.

2.      Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos