Ndeshjet e muajit nëntor pritet të jenë vendimtare për kuqezinjtë e Silvinhos. Fillimisht, Kombëtarja shqiptare luan me Republikën Çeke në 16 nëntor dhe tre ditë më vonë e mbyll me Ukrainën.
Dy sfidat që do të luhen në Arenën Kombëtare dhe do të vendosin fatin e kuqezinjve nëse sezonin tjetër do të kalojë apo jo në Ligën A, ndërsa faktori fushë mbetet një avantazh i madh për skuadrën e Silvinhos.
Aktualisht, kreun e grupit e mban Republika Çeke me 7 pikë, në vendin e dytë qëndron Gjeorgjia me 6 pikë, po aq sa edhe Shqipëria, por gjeorgjianët kanë golavarazhin më të mirë, ndërsa në fund mbetet Ukraina me 4 pikë. (A2 Televizion)