Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, hodhi akuza ndaj disa ambasadorëve në vendin tonë, duke theksuar se “për shkak të konjukturave të George Sorosit nuk guxojnë të përcjellin asgjë”.
“Disa ambasadorë janë kthyer në zëdhënësa të Edi Ramës. Disa të tjerë, për shkak të konjukturave të George Sorosit nuk guxojnë të përcjellin asgjë. Kjo është një pjesë e realitetit që po shohim ne këtu”, u shpreh Noka.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike pati disa fjalë edhe për ambasadorin e Bashkimit Europian. “Mjafton t’i thotë zonjës Von Der Leyen që gjithë verës nuk ka patur ujë në kryeqytetin europian, që në mes ka një lumë fekalesh”.
“Por, ai nuk e bën këtë sepse më mirë preferon që të dalë te protesta e LGBTQ. Ajo protestë nuk është halli i shqiptarëve”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
(A2 Televizion)