Pas ndeshjes me Serbinë, tani vëmendja e kuqezinjve është zhvendosur te miqësorja me Jordaninë në stadiumin Arena Kombëtare.
Një test që do t’i vlejë shumë teknikut brazilian dhe për të parë ata lojtarë që nuk kanë marrë shumë minuta në këto kualifikuese, shkruan A2.
Në prag të kësaj ndeshje, Sylvinho doli përballë gazetarëve së bashku me risinë e tij, Klisman Cake.
Sylvinho kujtoi dhe një herë fitoren me Serbinë, për të cilën tha se ka qenë një nga mbrëmjet më të bukura të jetës së tij.
Miqësorja me Jordaninë do të jetë një prove dhe për lojtarët e rinj të skuadrës. Klisman Cake, i ftuar për herë të parë nga Sylvinho në ndeshjet e muajit tetor, tregoi emocionet dhe krenarinë që ka çdo lojtar kur vesh fanellën kuqezi.
Takimi Shqipëri-Jordani do të luhet këtë të martë, në orën 19:00, në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)