Në Serbi, luajti dhe fitoi zemra! Alliu analizon fitoren e bujshme në Serbi!

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 22:55 | Futboll

Ish-futbollisti i kombëtares Ilir Alliu tha në “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2 CNN se ndeshjen me Serbinë në Leskovc, kuqezinjtë e Silvinjos e fituan pasi “luajti zemra” në fushën e blertë.

Ai u shpreh se Serbia ka një ekip shumë herë më të mirë se Shqipëria në letër, nisur edhe nga emra si Vlahoviç, Samarxhiç dhe Mitroviç, por djemtë e Kombëtares e ndien më tepër peshën e fanellës.

Zemra e doshte mendja s’ma thoshte. Për ne që merremi me futbollin nuk na lejohet të gjykojmë mbi bazë të pasioneve., Duhet të jemi më me këmbë në tokë dhe të gjykojmë më me realitet. Seria me emër dhe traditë është ekip me rezultate shumë ,më të mira se ekipi jonë. Të flasim realitetin. Por në futboll historia nuk do të thotë asgjë. Kur bie bilbili çdo llogari shuhet. Më përleu një deklaratë e qendërsulmuesit të Serbisë dje, që është 100% e vërtetë. Në stadium le të ketë 12000 mijë veta kur bie bilbili dhe futbollisti nis e vrapon nuk dëgjon me asnjë lloj gjëje. Sportisti është i përqendruar 100% te loja. Efekti që ajo ndeshje dha për shqiptarët në tërësi, për historinë e futbollit tonë është një sukses shumë i madh dhe do të shkruhet me germa të arta kjo punë. Avash, avash do fillojmë të kuptojmë peshën e kësaj ndeshje. Ne mbajmë akoma mend golin e Sokol Kushtës me Flamurtarin në stadiumin e Beogradit. E tillë është edhe pesha dhe ngarkesa e kësaj, aq më tepër që është ekipi jonë përfaqësues, Kombëtarja, me Serbinë. Elementët teknike pastaj janë çështje tjetër por në ndeshje të tilla luan zemra, fiton zemra nuk fiton as taktika as cilësitë individuale”, tha Ilir Alliu tha në “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos