“Serbinë e mundëm me eksperiencën e Europianit”, Silvinjo: Play off vendoset në nëntor

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 17:00 | Futboll

“Serbinë e mundëm me eksperiencën e Europianit”,

Fitorja në një fushë të vështirë si ajo e Serbisë, duke hedhur një hap më tej drejt play off të Kupës së Botës 2026, për teknikun Silvinjo ishte produkt i eksperiencës që Kombëtarja kuqezi fitoi në ndeshjet e Kampionatit Europian.

Kur na ndajnë 24 orë nga testi miqësor me Jordaninë në “Air Albania”, Silvinjo e bëri të qartë se mendja e tij qëndron te dy sfidat e nëntorit ndaj Andorrës dhe Anglisë, ku vuloset ëndrra amerikane e Shqipërisë.

“Jam pak i lodhur, rikthimi në shtëpi ishte pak i vonë. Nuk ishte ndeshje normale ajo e Serbisë. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor. Kemi dy ndeshje të rëndësishme. Është hera e parë që kombëtarja mund të shkojë për herë të parë në play off. 24 lojtarët e mi, secili prej tre mund të jetë në fushë, por mund të jenë edhe në pankinë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të japim 100% në dy sfidat e nëntorit”, theksoi ai.

“Unë nuk besoj në miqësore por mendoj ndeshjen tjetër që vjen në nëntor. Tifozët ta mbështesin Kombëtaren sepse po lufton me gjak me shpirt, me zemër. Mund të ndodh të bësh një gabim, të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar zemra kësaj Kombëtareje”, shtoi tekniku i Kombëtares.

Sa i përket mesazheve që ka marrë pasi mposhti Serbinë, braziliani tha se më i veçanti i ka ardhur nga kolegu i tij italian Roberto Mançini.

Më ka shkruar: Bravo Silvio ke bërë shumë mirë në këtë ndeshje dhe për mua mendimi i tij do të thotë shumë”, u shpreh Silvinjo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos