Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të ndeshet mbrëmjen e së mërkurës në Oslo ndaj Norvegjisë. Një takim miqësor, i cili sipas trajnerit Franco Foda, është tejet i rëndësishëm para Ligës së Kombeve.
“Kjo miqësore është parapërgatitje e mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin nga shtatori. Kemi ekip të mirë e të balancuar. Jemi maksimalisht të motivuar që të fitojmë ndaj Norvegjisë. Është ndeshja e fundit për t’i parë disa karakteristika të lojtarëve para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Sa i përket gjendjes së lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje, trajneri gjerman është shprehur se vetëm portieri Muriq ka shfaqur probleme.
“Muriq është i sëmurë dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do ta dimë saktë nëse do të jetë i gatshëm për t’u grumbulluar me ne”, ka theksuar Foda. (A2 Televizion)