Tirana dhe Teuta ndajnë pikët, vijojnë të mbeten pranë "zonës së ftohtë"

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 19:06 | Futboll

Tirana dhe Teuta ndajnë pikët, vijojnë të mbeten pranë

Tirana dhe Teuta kanë barazuar në sfidën e fundit të javës së 17 të kampionatit. Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet përfundoi në barazim pa gola.

Një ndeshje e vakët, ku rastet ishin të pakta gjatë 90 minutave të lojës, shkruan A2.

Edhe pse secila nga ekipet u mundua, asnjëra nuk ia doli që të konkretizonte e për ta çuar topin në fundin e rrjetës.

Me këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 7, vetëm 1 pikë larg “zonës së ftohtë”. Ndërsa Teuta e Edi Martinit me 19 pikë mban vendin e 6.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos