All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lajm i mirë për futbollistin e Liverpool, lirohet nga robëria babai i tij

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 18:12 | Futboll
All - Paragraf - 1

Lajm i mirë për futbollistin e Liverpool, lirohet nga robëria

Një lajm i mirë vjen për futbollistin kolumbian, Luis Díaz nga vendlindja e tij, ku guerrilasit e krahut të majtë kanë lënë të lirë babanë e tij, që mbahej peng prej 13 ditësh.

All - Paragraf - 3

Luis Manuel Díaz është dorëzuar nga anëtarët e ELN tek zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe Kishës Katolike, teksa ishte rrëmbyer në 28 tetor në qytetin e Barrancas.

Babai i yllit të Liverpoolit më pas u transferua me helikopter në qytetin e Valledupar ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, megjithatë bëhet me dije se ai është në shëndet të plotë dhe nuk ka shenja keqtrajtimi.

Prindërit e Diaz u rrëmbyen nga disa persona të armatosur teksa kishin qëndruar në një pikë karburanti në provincën e La Guajira, gruaja u lëshua pas disa orësh, teksa babai qëndroi peng për 13 ditë.

All - Paragraf - 6

Ende nuk dihet nëse futbollisti ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e tij apo jo. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos