Legia zbret në fushë, Muçi dhe Çelhaka titullarë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 13:07 | Futboll

Legia zbret në fushë, Muçi dhe Çelhaka titullarë

Legia e Varshavës, ekipi polak ku aktivizohen dhe dy lojtarë shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, zbret sot në fushë ndaj Zrinjski, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conference League.

Edhe këtë ndeshje, dy futbollistët shqiptarë pritet të jenë titullarë që nga minuta e parë. Në duelin tjetër të grupit, Aston Villa përballet me Alkmaar. Një ndeshje e bukur dhe që premton emocione, pasi të dyja ekipet do të luftojnë vetëm për 3 pikë.

Anglezët kërkojnë kreun, ndërsa për Alkmaar një tjetër humbje do t’i zbehte thuajse të gjitha shanset për kualfikim. Aktualisht, Legia e Varshavës kryeson me 6 pikë, po aq sa Aston Villa, ndërsa dy ekipet e tjera, Zrinjski dhe Alkmaar janë me 3 pikë.

Në fushë do të zbresë dhe Fiorentina që përballet me serbët e Cukaricki. Llogaritë në grupin F janë të gjitha të hapura. Vjollcët, edhe pse janë të parët në grup, ende nuk kanë siguruar asgjë. Fiorentina, Ferencvaros dhe Genk janë në kuotën e 5 pikëve, ndërsa ekipi serb qëndron në fund me asnjë pikë pas 3 ndeshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos