Shqipëria pret përgjigje nga Ibrahimović

Nga Erald Kodhelaj
9 Nëntor 2023, 15:59 | Futboll

Shqipëria pret përgjigje nga Ibrahimović

Vendi i parë në grup në kualifikueset e Europianit 2025.Përfaqësuesja Shpresa kërkon të vijojë ecurinë pozitive, në ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi, me trajnerin Alban Bushi që komentoi objektivat e kuqezinjve të vegjël.

“Kundërshtarët kryesorë kanë një ndeshje më pak por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse të jesh në vend të parë në këtë grup kaq të ekuilibruar është diçka e mirë, është një emocion i veçantë, kënaqësi e lojtarëve dhe motivim për ndeshjet e radhës me Rumaninë dhe Malin e Zi.”, tha trajneri Alban Bushi.

Një prej temave kryesore lidhet me talentin 17 vjeçar, Arijon Ibrahimovic, që po shkëlqen te Frosinone dhe shënoi golin e parë në Serie A.

“Çdo lojtar shqiptar kudo që është, në çdo kampionat të Europës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur.”, vijoi Bushi.

Shpresat e Shqipërisë luajnë më 17 nëntor në Rumani dhe më21 nëntor sërish në transfertë, në Malin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos