UEFA vendos kufizim prej 23 lojtarësh për Euro 2024!

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 18:11 | Futboll

UEFA vendos kufizim prej 23 lojtarësh për Euro 2024!

UEFA ka zbuluar disa nga risitë që do të jenë pjesë e kampionatit europian të futbollit që do të mbahet qershorin e vitit të ardhshëm në Gjermani, dhe një prej tyre, në fakt, është kthim pas.

Mediat ndërkombëtare të fokusuara te sporti më i dashur në botë, bëjnë me dije se në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër, çdo kombëtare do të ketë mundësinë të regjistrojë vetëm 23 lojtarë dhe jo 27.

Trajnerët e përfaqësueseve në Botërorin e fundit kishin në dispozicion 27 futbollistë dhe kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Teksa në Europian, strategët e 24 ekipeve të kualifikuara do të kenë shumë më pak alternativa, kështu që zgjedhjet duhet të jenë më të mirëmenduarat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos